Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja sfidon Kryeministrin Rama: Të shohim a do t’ia përmend Vuçiçit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 11:07
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja  sfidon Kryeministrin Rama: Të shohim a do t’ia përmend  Vuçiçit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online". Deputetja e VV ka theksuar se turi ballkanik i Ramës përfundon në Serbi.

Tutje, Fejza ka shkruar se duhet parë nëse Rama do t’ia përmend presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Në turin ballkanik të Ramës që përfundon në Serbi është me rëndësi të shohim se a do t’ja përmend Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët?!”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online )