Gërxhaliu: Kontributi i diasporës brenda një viti në Kosovë është më i madh sesa vet buxheti i Kosovës

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 19:23
Gërxhaliu: Kontributi i diasporës brenda një viti në Kosovë është më i madh sesa vet buxheti i Kosovës

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka folur për kontributin financiar që diaspora e jep në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Por, sipas Gërxhaliut, diaspora e Kosovës e meriton një tretman më ndryshe e jo siç tha ai, që kontributi i saj të matet vetëm me kutin financiar se sa para dërgon në Kosovë.

“Është padrejtësi e madhe kur flitet se diaspora dërgoi vetëm 1 miliard e 222 milionë euro në vitin 2022. Duhet të kuptohet se ka forma direkte e indirekte të dërgimit të parave. Këtu flasim vetëm për transaksione bankare apo për mjete të dërguara përmes institucioneve kredibile bankare”.

“Por, diaspora jonë më së shumti shpenzon më së shumti kur ajo qëndron në Kosovë. Kontributi i diasporës brenda një viti në Kosovë është më i madh sesa vet buxheti i Kosovës”, tha Gërxhaliu.

(Kosova Sot Online)