Edi Rama vazhdon me injorancë sjelljen ndaj Kryeministrit Kurti, e krahason me Oso Kukën, por në vendin e gabuar!

  • S.A /
  • 08 July 2023 - 16:09
Edi Rama vazhdon me injorancë sjelljen ndaj Kryeministrit Kurti,  e krahason  me Oso Kukën, por në vendin e gabuar!

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Dritan Abazoviçin të mbajtur dje në Podgoricë, e ka krahasuar Albin Kurtin me heroin Oso Kuka, për të cilin ka thënë se si ai, është mbyllur në kullë dhe po lufton heroikisht me perandoritë e mëdha, transmeton "Kosova Sot Online".

Por, si duket Rama nuk e dinte se Oso Kuka nuk ishte rasti më i mirë për t’u përmendur në këtë rast.

Siç dihet, Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, Osman Bejtullah agë Kuka (i njohur si Oso Kuka) i rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë, shkruan Albeu.com.

Por çfarë tha Rama duke bërë batuta me gazetarët?

Rama fillimisht i pyeti ata nëse e njohin Oso Kukën, heroin shkodran, dhe më pas vazhdoi:

“E njihni ju Oso Kukën këtej nga Mali i Zi apo jo? Keni me siguri ndonjë Oso Kukoviç që është futur në kullë ka luftuar me të gjitha perandoritë dhe është vrarë heroikisht”, deklaroi Rama.

https://www.instagram.com/p/CuZoqyfPwho/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

(Kosova Sot Online )