Merr flakë automjeti në lëvizje në Tiranë

  • E.k /
  • 09 July 2023 - 15:02
Merr flakë automjeti në lëvizje në Tiranë

Një automjet ka marrë flakë në Tiranë, si pasojë e një defekti në mjet, përcjell "Kosova Sot Online".
Në njoftim thuhet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:
Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(Kosova Sot Online)