Kalon projektligji për Agjencinë e inteligjencës ushtarake

  • E.k /
  • 10 July 2023 - 16:16
Kalon projektligji për Agjencinë e inteligjencës ushtarake

Është miratuar në lexim të parë në Kuvend Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministria e Mbrojtjes, tha se është hap i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

“Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)