Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 08:30
Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

 

Në ditën e dytë të këtij testi, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në në 176 qendra të testimit.

Ajo ka thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale.

(Kosova Sot Online )