Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 08:15
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për një deri dy gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online )