Abdixhiku nis takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 12:29
Abdixhiku nis takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka vazhduar takimin e radhes  me organizatat e  shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova pas tensioneve në veri dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Takimi i cili po mbahet në një nga hotelet në periferi të Prishtinës, është me dyer të mbyllura, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndër pjesëmarrës janë Ismet Kryeziu nga KDI, Ehat Miftaraj nga IKD, Lulzim Peci nga KIPRED, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, Albert Krasniqi nga Demokraci Plus dhe të tjerë.

( Kosova Sot Online )