“Biseda 2-3 minutëshe me Radojiçiq”, Hovenier: I takon Qeverisë së Kosovës të vlerësojë se si i trajton njerëzit

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:02
“Biseda 2-3 minutëshe me Radojiçiq”, Hovenier: I takon Qeverisë së Kosovës të vlerësojë se si i trajton njerëzit

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, sot është pyetur edhe për audionçizmet e publikuara në të cilat dëgjohet komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simic, e ku vetë Lila konfirmon se ka biseduar edhe me Milan Radojicic, përcjell "Kosova Sot Online".

Hovenier ka thënë se s’mund të flasë për politika të brendshme me impikim, dhe shton se liderët politik në parlamente shpesh kanë biseda të rëndësishme me aktorë opozitarë për të arritur rezultate.

Por shton se sa i përket Milan Radojicicit, SHBA ka dalë me deklaratë publike në të cilën tregohet që Radojicic është një individ që është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit si rezultat i gjetjeve amerikane se ai është i lidhur me krimin trans-nacional.

“Për SHBA-në ai nuk është një person që kemi ndonjë raport, së fundi s’ishte as në listën e të ftuarve për pritjen e pavarësisë për shembull. Por, këto janë pasojat nga ne. I takon Qeverisë së Kosovës të vlerësojë se si i trajton njerëzit që partnerët e saj besojnë se janë të lidhur me krimin trans-nacional”, ka përfunduar Hovenier.

(Kosova Sot Online)