Besnik Berisha ndalohet për 48 orë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 13:31
Besnik Berisha ndalohet për 48 orë

Avokati, Besnik Berisha është ndaluar për 48 orë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Naim Rudari.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informon të dyshuarit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së”.

(Kosova Sot Online)