Konjufca: Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 14:30
Konjufca: Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, u shpreh se ajo çka ndodhi sot në Kuvend është e papranueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Konjufca ka shkruar se përdorimi i dhunës në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm dhe dënueshëm prej të gjithë.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme. Përdorimi i dhunës në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm dhe dënueshëm prej të gjithë neve. Prandaj konsideroj se për shkak të kësaj rrëmuje që është krijuar qëllimshëm, përgjegjësia e organeve të rendit nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës ajo do të trajtohet prej ligjit. Ajo është pjesë tjetër që nuk na takon neve, por ajo ka ndodh vetëm brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe gjithçka çka ndodh shqyrtohet me profesionalizëm prej anës së njerëzve përgjegjës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)