Skandali në Kuvendin e Kosovës: Ja si u sulmua pabesisht edhe kryeministri Albin Kurti

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 15:05
Skandali në Kuvendin e Kosovës: Ja si u sulmua pabesisht edhe kryeministri Albin Kurti

Sot ka ndodhur një rrahje në Kuvendin e Kosovës, ku janë sulmuar edhe kryeministri Kurti dhe zv/kryeministri Bislimi, i cili më parë hoqi dhe e grisi një foto të vënë nga deputetja e PDK Ganimete Musliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më pas deputeti Mergim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të kryeminsitrit Kurti dhe ministrit Besnik Bislimit. 

Bislimi iu kundërpërgjigj duke e gjuajtur me një shishe Lushtakun. Më pas në këtë tollovi u përfshinë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa dhe gjendja përshkallëzoi në rrahje…


Sa për sqarim, këto skena skandaloze ndodhën vetëm një ditë pas publikimit të deklaratave dhe fyerjeve po ashtu skandaloze të Mimoza Kusari-Lila, shefe e Gupit Parlamentar të VV, ndaj disa deputetëve të PDK-së (Uran Ismajlit të cilin e quajti idiot patetik, Abelard Tahirit...), në një bisedë me Sllavko Simiqin e Listës Serpska.
Por më mirë shikoni vetë se çfarë ndodhi…


(Kosova Sot Online)