
Hovenier reagon për situatën në Kuvend: Për të ardhur keq, dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq për situatën e sotme që ka ndodhur sot në Kuvend.
Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.
Tutje, ai ka shkruar se dallimet duhet të zgjedhen përmes diskursit.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.
Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.
Unfortunate to see what happened in Kosovo’s National Assembly today. I wish I didn't have to say this: resorting to violence is never an acceptable means to express disagreement.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 13, 2023
In any democracy there are often strongly held differences. But differences should be resolved…
(Kosova Sot Online)