Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 19:31
Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u pëfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit. Pas tij edhe ministri Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se duke dalë zv.kryeministri Bislimi nga salla, u plotësua kërkesa e PDK-së dhe tani mund të vazhdojë puna në Kuvend. Kjo parti e sheh Bislimin si shkaktar i incidentit të sotëm.

Megjithatë, para kabinetit qeveritar vazhdojnë të qëndrojnë dy fotografitë e Kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur. 

Qëkur vazhdoi seanca pasditen e sotme, deputetët e PDK-së e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi nuk pranuan propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca plenare, duke u tejkaluar diskutimi që paradite çoi në sulmet fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e Kusarit me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)