Korenica: I papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 11:55
Korenica: I papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë

Deputeti I VV-së, Visar Korenica, thotë se për të personalisht është i papranueshëm komunikimi “me kriminelët të cilët janë në listën e zezë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë deklaratë ai e dha duke e komentuar audioincizimin e publikuar në media, e në të cilin është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

Korenica deklaroi se nuk do duhej të kishte ndodhur një komunikim i tillë.

“Për mua personalisht është e papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë…nuk do duhej të ndodhte një komunikim i tillë…sigurisht që asaj i krijohet obligushmëri të ketë komunikim sepse shumë ligje varen prej Listes serbe…nuk ka pasur nevojë të ndodhte një komunikim i tillë, po shpesh për të mos dashur as mos me e arsyetu, mund të ndodhemi në një pozicion të caktuar dhe të pa kërkuar, por megjithatë duhej të refuzohej një komunikim i tillë”, u shpreh Korenica.

(Kosova Sot Online)