Vdes 23-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 20:37
Vdes 23-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës teksa xhironte një videoklip muzikor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, më 29 qershor në një zonë periferike në veri të Londës, ku shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë.

Nga sulmi i tmerrshëm humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes i riu 15-vjeçar, ndërsa Klevi Shekaj pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë plagëve.

Autorë të sulmit Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit, shkruajnë mediat e huaja.


(Kosova Sot Online)