Vjen paralajmërimi: Do të shkojmë sërish në zgjedhje

  • A.P /
  • 10 June 2026 - 10:45
Vjen paralajmërimi: Do të shkojmë sërish në zgjedhje

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e organizatës FIQ, nuk sheh mundësi për koalicion mes partive. Sipas saj, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Berisha ka thënë se përveç AAK-së që mund ta pranojë koalicionin, partitë e tjera nuk do të pajtohen.

“Nuk shoh mundësi koalicioni, mendoj se shumë shpejt do të shkojnë në zgjedhje sepse hajde po i marrim me radhë. VV-PDK, PDK-ja akoma e ka hallin e lidershipit që e kanë në Hagë, kjo paksa i mban nën presion për koalicion me VV-në. LVV-ja për gjithçka që ka ndodhur kohët  e fundit me Vjosën dhe brenda partisë (LDK) ka mospajtime që e shoh të pamundur koalicionin me VV-në. AAK-ja mundet”, ka thënë Berisha në Konfront.

(Kosova Sot Online)