Zbulohet arsyeja pse Krasniqi u takua me Lajçakun në Bruksel

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 16:53
Zbulohet arsyeja pse Krasniqi u takua me Lajçakun në Bruksel

Sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, e ka takuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet mbi këto zhvillime.

Ai atje tha se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat “po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë”.

“PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)