Një mashkull kanos dy prokurore në Themeloren e Pejës

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 10:28
Një mashkull kanos dy prokurore në Themeloren e Pejës

Dy prokurore të Prokurorisë Themelore të Pejës kanë raportuar se janë kanosur nga një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ato kanë raportuar në Polici se i dyshuari i kishte kanosur përmes telefonit nga një mashkull.

“Dy viktimat femra kosovare, prokurore në Prokurorinë Themelore, kanë raportuar se përmes telefonit janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, njoftohet nga raporti ditor i Policisë.

(Kosova Sot Online)