“Superpuna” thotë se deri tash janë regjistruar 7 mijë biznese

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 11:49
 “Superpuna” thotë se deri tash janë regjistruar 7 mijë biznese

Platforma e krijuar nga Qeveria për punësimin e të rinjve,“Superpuna”, ka njoftuar se tashmë ka të regjistruar 7 mijë biznese, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo platformë, kanë ftuar bizneset që duan të angazhojnë fuqi të re punëtore dhe që në të njëjtën kohë të përfitojnë nga subvencioni i Qeverisë, që të regjistrohen në “Soperpuna”.

“Nëse jeni biznes dhe dëshironi të angazhoni fuqi të re punëtore , e në të njejtën kohë të përfitoni nga subvencioni i Qeverisë , atëherë regjistrohuni në superpuna: https://superpuna.rks-gov.net”, thuhet në postimin, që është shpërndarë edhe nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

(Kosova Sot Online)