Aksident me katër të lënduar në Mitrovicë të Jugut

  • E.k /
  • 15 July 2023 - 13:17
Aksident me katër të lënduar në Mitrovicë të Jugut

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Mitrovicë të Jugut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, ku ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 14.07.2023-16:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona (një mashkull dhe tre femra kosovarë) të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)