Policia vendos rrethoja te Qeveria e Kosovës

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 16:40
Policia vendos rrethoja te Qeveria e Kosovës

Shoqëria civile, e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike do të protestojnë sot para qeverisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo protestë do të filloj në orën 18:00.

Policia e Kosovës ka vendosur rrethojat te Qeveria.

Protesta do të mbahet pasi veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua para dy ditë nga Qeveria.

(Kosova Sot Online)