Elezi: 19 persona nga rajoni do të shpallen non-grata, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 13:39
Elezi: 19 persona nga rajoni do të shpallen non-grata, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

Analisti, Bedri Elezi, ka deklaruar se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht persona nga sfera politike, priten që të shpallen së shpejti non-grata DASH, përcjell “Kosova Sot Online”.

Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.

Eklezi ka treguar se është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan.

“Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti.

“Pritet të kemi në Shqipëri, pritet të kemi në Kosovë, pritet të kemi në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, në të gjithë Ballkanin persona non-grata. Është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan. Tani këto informacione janë përpunuar dhe vendimi është që minimalisht të shpallen persona të padëshiruar për SHBA-të të gjithë ata që kanë cënuar marrëdhëniet me SHBA-të, sigurinë e saj apo interesat e saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)