Bislimi nesër në Bruksel, ende nuk ka konfirmim nga pala serbe për pjesëmarrje në këtë takim

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 11:44
Bislimi nesër në Bruksel, ende nuk ka konfirmim nga pala serbe për pjesëmarrje në këtë takim

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Bashkimi Evropian, i cili do të mbahet nesër në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i tij politik, Klisman Kadiu, ku tha se Bislimi nesër do të jetë në Bruksel.

“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, kanë thënë Kadiu.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim nga pala serbe për pjesëmarrje në këtë takim.

(Kosova Sot Online)