Rrëzohet një aeroplan në Shtoj të Ulqinit, lëndohen piloti dhe një person tjetër por pa viktima

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 13:26
Rrëzohet një aeroplan në Shtoj të Ulqinit, lëndohen piloti dhe një person tjetër por pa viktima

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në lagjen Shtoj të Ulqinit. Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Një person ka marrë plagë të rënda dhe një të lehtë. 

Sipas informacioneve të Televizionit Vijesti, ka mbetur i plagosur piloti dhe një person tjetër që ndodhej me të në avionin e vogël turistik. Televizioni Vijesti ka mësuar se i plagosuri rëndë është jashtë rrezikut për jetën.

Avioni që u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.

(Kosova Sot Online )