Ja pse Osmani kërkon drejtësi

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 14:18
Ja pse Osmani kërkon drejtësi

Përvjetorin e masakrës së Rahovecit, ka përkujtuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si dihet, më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur “Tuma”.

“Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi. Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, ka thënë presidentja Osmani.


(Kosova Sot Online)