Arrestohet 25-vjeçari në Gjakovë

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 17:41
Arrestohet 25-vjeçari në Gjakovë

Pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë dhe municion, një person është arrestuar sot në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

25-vjeçari, F.U., dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë

“Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1998), mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë. Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)