Ja si do të jetë moti për fundjavë

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 21:46
Ja si do të jetë moti për fundjavë

Për motin që do të mbajë në fundjavë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

IHMK në një komunikatë ka thënë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Të dielen do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha . Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s. 

(Kosova Sot Online)