Putin i gatshëm të nis bisedimet e paqes

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 19:32
Putin i gatshëm të nis bisedimet e paqes

Është e paqartë nëse është strategji e qëllimshme apo jo, por një temë duket se po shfaqet në deklaratat publike të Vladimir Putinit – ai pretendon se është i gatshëm t’i jap fund luftës, por ajo po pengohet nga Kievi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Presidenti rus ka përsëritur qëndrimin e Moskës se është gatshme për bisedime të paqes, por se Ukraina po refuzon një gjë të tillë.

Putin iu përgjigj komenteve të kryetarit të Komisionit të Bashkimit Afrikan (AUC), Moussa Faki Mahamat, i cili tha në një samit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg se “AUC i kushton shumë rëndësi integritetit dhe sovranitetit të shteteve” dhe “zgjidhjes paqësore të krizave përmes kompromisit”.

Kievi ka thënë se nuk është i përgatitur të hyjë në negociata me Rusinë, ndërsa vendi, i cili filloi një pushtim të plotë 17 muaj më parë, kontrollon një të pestën e territorit ukrainas.

Rusia ka thënë vazhdimisht se çdo bisedim duhet të marrë parasysh “realitetin e ri” të krijuar në terren.

Ndryshe, Ukraina ka paraqitur një plan të paqes muaj më pare që parasheh largimin e tërësishëm të shtetit rus dhe rikthimin e territoreve të aneksuara prej Rusisë.

(Kosova Sot Online)