Në brezin kufitar me Serbinë gjendet e vdekur një grua

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:36
Në brezin kufitar me Serbinë gjendet e vdekur një grua

Gruaja që është raportuar e zhdukur disa ditë më parë, është gjetur e vdekur në brezin kufitar me Serbinë, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë pun të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)