Në Malishevë arrestohet një person për mashtrim

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:46
Në Malishevë arrestohet një person për mashtrim

Pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”, një person është arrestuar në Malishevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se ai i ka marrë para një gruaje.

“MASHTRIM – Malishevë 15.07.2023-14:20. Është arrestuar me datë 29.07.2023 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke i marrë para të gatshme viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)