Murati: Për herë të parë ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 10:51
Murati: Për herë të parë ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Për herë të parë ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë. Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.”, ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.

Ministri ka thënë se disa nga masat e punësimi që kanë ndërmarrë janë:  Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups.

Tutje, ai ka thënë se kanë shtuar subvencionet në bujqësi, kanë mbështetur kreditë investive për prodhuesit, kanë filluar shkollimin dual, kanë dhënë bursa për studime në STEM si dhe kanë shpërndarë voucher për kurse në IT.

Postimi i i plotë:

Për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.

Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë.

Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës - Punësim e Drejtësi.

Disa nga masat e punësimit:

Qeveria për Familjet - secila familje një të punësuar

Mbështetja e punësimit të grave

Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

Mbështetja e zanateve

Mbështetja e start-ups

Superpuna

Përveç këtyre masave direkte, gjithashtu kemi:

shtuar subvencionet në bujqësi

mbështetur kreditë investive për prodhuesit

filluar shkollimin dual

dhënë bursa për studime në STEM

shpërndarë voucher për kurse në IT

Si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës.

Punë dhe Drejtësi!

(Kosova Sot Online)