Një person lëndohet në vendin e punës

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 11:18
Një person lëndohet në vendin e punës

Raportohet se një person ka marrë ndihëm mjekësore pasi që i njëjti ishte lënduar në vendin e tij të punës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ku është shtuar se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.

“LËNDIM AKSIDENTAL – Suharekë 29.07.2023 – 12:12. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure te rregullt hetimore”, ka njoftuar PK’ja.

(Kosova Sot Online)