Lexoni edhe:
Ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë verës dhe arsyet pse
Policia në Gjilan ka njoftuar se sot në orën 03:10 ka pranuar informacione se në një kafiteri në Dobërqan një person ka ekspozuar armë zjarri, transmeton "Kosova Sot Online".
Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe atij i është konfiskuar arma e zjarrit Ekol special e kalibrit 9 milimetra dhe një karikator.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë verës dhe arsyet pseLexoni edhe:
Njoftimi i plotë:
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 03:10 ka pranuar informacion se në një kafiteri në fshatin Dobërqan komuna e Gjilanit dyshohet se njëri nga të pranishmit ka ekspozuar një armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar nga i cili është konfiskuar një (1) armë zjarri e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator si dëshmi për gjykatën. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti vazhdon të hetohet.
(Kosova sot Online )