Humb jetën e reja dhe plagoset i dashuri i saj

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 12:36
Humb jetën e reja dhe plagoset i dashuri i saj

Humb jetën e reja dhe plagoset i dashuri në Skoci, Daily Mail: Po i ndiqte një bandë shqiptare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skoci, një 27-vjeçare ka humbur jetën ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur.

Media britanike, Daily Mail bën me dije se ata ishin duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

Çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës. Shkak i ndjekjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për ndarjen e parave të ardhura nga trafiku i drogës.

Më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

“Unë kam ecur normalisht, nuk më shqetësojnë sjelljet dhe lojërat e tyre fëminore. Ata do të mërziten dhe do të vazhdojnë përpara”, shkroi në prill Amy.

(Kosova Sot Online)