Bajrami: Më dhimbset shumë Lulzim Hetemi

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 16:34
Bajrami: Më dhimbset shumë Lulzim Hetemi

Pas fillimit të procedurave nga Qeveria për largimin e kryetarëve në komunat veriore, ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shprehur dhembshuri për Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për të cilin ka thënë se “partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar”.

Bajrami ka thënë se Qeveria po dorëzohet pasi Kosovs iu vendosën sanksione.

“Qeveria e shifrave, Partia në pushtet/Lëvizja Vetëvendosje, tashmë ka dëshmuar se shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukë me pak e dështuar. Më dhimbset Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores Fatime Hetemi.

Pra, Lulzim Hetemi është ngujuar në zyrë për shkak se partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar. Dhe do të mundohen ta shesin këtë si sukses.  Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)