Raportohet për disa të vdekur nga i nxehti në këtë shtet

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 20:45
Raportohet për disa të vdekur nga i nxehti në këtë shtet

Të paktën 17 persona vdiqën gjatë fundjavës nga vala e vazhdueshme e të nxehtit në Korenë e Jugut, sipas autoriteteve të hënën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperatura kanë shkuar kohëve të fundit në 35 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe viktimat ishin kryesisht fermerë të moshuar që kishin punuar jashtë në natyrë.

Numri i të vdekurve u raportua nga agjencia e lajmeve Yonhap duke cituar të dhëna nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe autoritetet e zjarrit mbarëkombëtar.

Shtatë fermerë të moshuar vdiqën vetëm në provincën veriore Gyeongsang, duke përfshirë një burrë rreth të 60-tave që u rrëzua duke ecur përgjatë një shtegu toke bujqësore dhe dy fermerë në të 80-at e tyre.

Në provincën Jugore Gyeongsang, dy fermerë në të 80-at dhe një grua gjithashtu në të 80-at vdiqën derisa po punonin tokat bujqësore. 

(Kosova Sot Online)