Akuzon deputeti Besian Mustafa: Kush vjedh shtetin është superkriminel, kush vjedh bukë është fundrrinë

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 11:13
Akuzon deputeti Besian Mustafa: Kush vjedh shtetin është superkriminel, kush vjedh bukë është fundrrinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministria e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari, transmeton "Kosova Sot Online". Mustafa tha se kush e vjedh bukën është fundërrinë.

“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti. Duke u thirrë në “sekret shtetëror” i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet.  Kush vjedh është kriminel. Kush vjedh shtetin është superkriminel. Kush vjedh bukë është fundrrinë”, ka shkruar Mustafa në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online )