Për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë raportojnë edhe mediat zvicerane

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 15:54
Për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë raportojnë edhe mediat zvicerane

Gazeta zvicërane “Blick” ka raportuar për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin është arrestuar një person me nënshtetësi zvicërane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media  duke u thirrur në burimet e saj raportoi se viktima është 27-vjeçe dhe e njëjta ra nga kati i 6-të i një hoteli në Fushë Kosovë. 27-vjeçarja vdiq në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra.

“Blick” shkruan se nuk ka informacione për rrethanat e as motivin e vrasjes.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme konfirmoi arrestimin e shtetasit zviceran. Ambasada në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përgjegjëse lokale. Për arsye të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë, asnjë informacion i mëtejshëm nuk është i mundur, vijon tutje raportimin Blick.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa të njëjtit sot ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Gjykata Themelore e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)