Rukiqi: Pse VV po manipulon?

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 20:54
Rukiqi: Pse VV po manipulon?

Rreth pretendimeve të Qeverisë së Kosovës që pretendon se Kosova e ka nivelin e inflacionit më të ulët në rajon,  ka shkruar ish-kryetari i Odës Ekonomike, tash pjesë e LDK-së, Berat Rukiqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rukiqi këtë pretendim të VV-së e ka quajtur si manipulim statistikor.

“Inflacioni është ngadalësuar, çmimet nuk janë ulur, përkundrazi disa po rriten (sidomos nafta dhe produktet ushqimore). Manipulimi statistikor nuk ka të ndalur. Një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm, qeveria po e quan sukses”, ka thënë Rukiqi.

“Kur inflacioni shënonte shifra rekord, ndër më të lartat në botë, qeveria e trajtonte si problem global dhe jo si problem të brendshëm. Me kokëfortësi dhe arrogancë refuzonte çdo propozim per zbutje të problemit të rritjes së çmimeve.

Rukiqi ka thënë se edhe tek rezerva shtetërore menaxhimi ka qenë i.

“Edhe një masë të ndërmarrur, intervenimin në rezerva shtetërore, e ka bërë keq, e ka bërë duke i vjedhur të njëjtat. Të paditur, mashtrues dhe hajna”.

(Kosova Sot Online)