Szunyog takon Goran Rakiqin

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 17:20
Szunyog takon Goran Rakiqin

Me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, dhe përfaqësues të Listës Serbe, ka njoftuar se është takuar shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e ka falenderuar Pecin për “kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin e situatës në veri”, ndërsa Rakiqit i ka kërkuar që serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Jam takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës.”

“Ambasadori Szunyog theksoi rëndësinë e de-përshkallëzimit, pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe angazhimit të plotë në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

(Kosova Sot Online)