Në Shqipëri moti bën kthesën e fortë

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 17:11
Në Shqipëri moti bën kthesën e fortë

Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.

Në intervale të shkurtra kohore breshër.


(Kosova Sot Online)