Persona të përgjakur e me fasha, pamje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Bon Vivant

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 15:51
Persona të përgjakur e me fasha, pamje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Bon Vivant

Janë publikuar video të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Bon Vivant e ku shihen persona të gjakosur, e fashuar në rrugë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë video të publikuar nga mediumi publik shihen disa persona të lënduar.

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë mes dy grupeve në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe 20 tjerë janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Prishtinës, ku sipas njoftimit të Policisë përleshja ka ndodhur pas orës 23:00.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia.

https://www.facebook.com/watch/?v=6599040190142217

(Kosova sot Online )