Smith: Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 14:52
Smith: Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë

Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bashkohen të tjerët, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbretëria e Bashkuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, John Smith, ish-drejtor i Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, kur komentoi sanksionet e fundit të vendosura nga ky institucion ndaj zyrtarëve në entitetin e Republikës Sërpska.

Smith ka punuar në OFAC për më shumë se 11 vjet dhe nga shkurti i viti 2015 deri në prill të vitit 2018 ka mbajtur postin e drejtorit.

Ai aktualisht gjendet në Uashington dhe është një nga avokatët kryesorë për çështjet e sigurisë në firmën ligjore “Morrison & Foerster”.

(Kosova Sot Online)