Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 08:10
Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në ora 14:15 në lokalin e quajtur “Kod Maksi” në Ranillugë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, duke treguar se lokali është e serbit me inicialet Z.M.

”Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se “nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale”.

”Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, përmbyllet njoftimi i Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )