Smajl Berisha dhe Gjyle Berisha janë burri e gruaja që vdiqën sot në Deçan

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 14:55
Smajl Berisha dhe Gjyle Berisha janë burri e gruaja që vdiqën sot në Deçan

Sot në fshatin Dubovik të Deçanit, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje kanë vdekur burrë e grua – Smajl Berisha dhe Gjyle Berisha.

Varrimi i tyre do të bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat në Dubovik.

Një banor i fshatit ka treguar se si kanë ndërruar jetë çifti.

“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”, ka deklaruar një banorë i fshatit.

“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, theksoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)