Osmani: Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre për sovranitetin e Kosovës

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 21:40
Osmani: Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre për sovranitetin  e Kosovës

Të gjithë nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së, BE-së ku kërkohet ndryshim i qasjes në raport me dialogun Kosovë-Serbi, i ka falënderuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani e ka falënderuar veçanërisht deputeten britanike, Alice Kearns, për përpjekjet e saj për siç thotë Osmani të palodhshme.

“Faleminderit Alice Kearns për përpjekjet tuaja të palodhshme në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)