Ja pse Ukraina i kërkon SHBA-së raketa me rreze të gjatë

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 23:02
Ja pse Ukraina i kërkon SHBA-së raketa me rreze të gjatë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kuleba ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Blinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit. Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e ofruar dhe theksova nevojën për të rritur aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS [Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë]”, shkroi Kuleba në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

(Kosova Sot Online)