Zbardhen detaje për zjarrin që përfshiu shtëpinë afër oborrit QKUK-së: Reaguan fqinjët dhe larguan fëmijët

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 10:00
Zbardhen detaje për zjarrin që përfshiu shtëpinë afër oborrit QKUK-së: Reaguan fqinjët dhe  larguan fëmijët

Zjarri që në orët e para të mëngjesit të së martës e kishte kapluar një shtëpi në afërsi të oborrit të QKUK-së, është lokalizuar dhe shuar nga ekipet e zjarrfiksave pa pasoja, transmeton "Kosova sot Online".

Në vendin e ngjarjes sipas dëshmitarëve kanë arritur me kohë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

Malë Gashi, zëvendësueskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e zjarrit, duke shtuar se kanë intervenuar në kohë shumë të shpejtë pas marrjes së informatës për zjarr në këtë lagje.

Sipas tij, po mos të lokalizohej më shpejt zjarri do të mund të digjeshin edhe shtëpitë e tjera për rreth për shkak të afërsisë me njëra-tjetrën.

“Sa i përket të lënduarve nuk kemi informata që ka njerëz të lënduar. Zjarrfikësit kur kanë ardhur në vend të ngjarjes nuk kanë atakuar njerëz që kanë marr lëndime”, tha ai.

“Na informatën e kemi marr më orën 07:20 të mëngjesit që është duke u djegur një shtëpi. Reagimi ka qenë i më menjëhershëm ekipeve të zjarrfikësve dhe fal reagimit të shpejt që e kanë bërë edhe për shkaka se komunikacioni nuk ka qenë i ngarkuar reagimi ka qenë shumë i shpejt”. 

“Edhe e ka nxënë këtë pjesën e kulmit, që është kall vetëm pjesa e kulmit të kësaj objekti, ndërsa po të ishim vonuar më shumë atëherë ka pasur gjasa siç shihet edhe kulmat e tjerë që janë të ngjitura me njëra-tjetrën edhe zjarri me përfshi edhe shumë objekte të tjera. Reagimi ka qenë shumë i shpejt, profesional dhe kanë arritur ta lokalizoj atë pjesën ku ka shpërthyer zjarri”.

Milaim Canolli, fqinjë i familjes që cilës i është djegur shtëpia,  tha  se nuk e di se si ka ndodhur zjarri, por që kanë intervenuar shumë shpejt.

Ai ka sqaruar se fillimisht nga shtëpia janë larguar fëmijët dhe se shumë shpejt kanë mbërritur zjarrfikësit.

“Unë jetoj këtu afër e kam kojshi edhe si ka filluar nuk e di, po kam dëgjuar duke u djegur, dhe dola të shikoj së çka është duke ndodhur kur dola e pash që ishte tym edhe duke u kallur kjo shtëpia. Intervenova së pari tek familja jemi duke i nxjerr fëmijën. Shpejt kanë mbërritur edhe zjarrfikësit. Tash se si ka ndodhur si ka ardhur”.

“Po kanë shpëtuar ata këtu janë, fëmijët e tyre këtu janë. Mirë janë shpëtuar. Mirë kanë intervenuar zjarrfikësit. Na kanë ndodhur edhe më herët që është kallur tjetër nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin deri sa është shkumuar krejt”, tha ai.

(Kosova Sot Online )