Makina futuron e përfundon në katin e dytë të shtëpisë

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 10:07
Makina futuron e  përfundon në katin e dytë të shtëpisë

Një shofer u shtrua në spital pasi makina e tyre fluturoi në katin e dytë të një shtëpie në Pensilvani, ShBA, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Junction Fire Company , aksidenti ka ndodhur të dielën në Decatur Township.

Polica thanë se automjeti doli nga rruga dhe u përplas në katin e dytë të një banese, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Shoferi u dërgua në spitalin Geisinger Lewistown i cili pësoi lëndime të rënda.

(Kosova Sot Online )